Vendet e tjera të BE-së tashmë diversifikuan me sukses furnizimet e tyre energjetike, Bullgaria po përpiqet të arrijë në mënyrë që të garantojë sigurinë energjetike të qytetarëve të saj, tha Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov në një takim me udhëheqjen e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe përfaqësues të kompanisë “Westinghouse”. Në bisedime mori pjesë edhe Ministri i dorëhequr i Energjetikës Aleksandër Nikollov. Kryeministri tha se shpreson të sqarohet se kush po e pengon zbatimin e kontratës së nënshkruar në vitin 2021 mes dy kompanive për dërgimin e karburantit bërthamor. Kompanitë dhe shteti u angazhuan që problemet teknike në projektin për ankandin e furnizimit të zgjidhen në një periudhë të shkurtër kohore.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..