Për shkak të mungesës së të dhënave për një krim të kryer, Prokuroria e Specializuar ndërpeu hetimet ndaj dy personave të listës “Magnitsky” – deputetit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Deljan Peevski dhe ish-nënkryetarit të Byrosë së Kontrollimit të Mjeteve Speciale të Inteligjencës Illko Zheljazkov. Këtë e tha për BNR, Valentina Maxharova, drejtuese e Prokurorisë së Specializuar.
Lidhur me personin e tretë në listën “Magnitsky” – Vasill Bozhkov, i cili ndodhet në Dubai, hetimet vazhdojnë, shtoi Maxharova. Pas pezullimit të aktiviteteve të strukturave speciale nga 28 korrik, Prokuroria e qytetit të Sofjes do të punojë mbi rastin.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..