“Dy sy të gëzuar – rreze të diellit,
ndriçojnë gjithë tokën dhe sjellin dashurinë...
Dy duar të buta...më përqafojnë...
Dhe ëndrra ime bëhet realitet...
Po nis një aventurë me një anije,
udhëtimin e ëndërruar nëpër botë...”
Ky është një fragment nga teksti i këngës “Udhëtimi rreth botës” e cila është pjesë e projektit “Xhaz bashkëkohor me lirikë bullgare”. Pjesë e tij është edhe “Gjurmët në rërë”, të cilin ju prezantuam pak kohë më parë.
Projekti realizohet me mbështetjen e Fondit Kombëtar “Kultura”. Xhaz bashkëkohor me lirikë bullgare” u krijua së bashku nga Veleka Cankova - këngëtare, autore e teksteve dhe bashkautore e muzikës dhe trumbetari i njohur, kompozitor dhe aranzhues Mihaill Josifov.
Në grup luajnë edhe Atanas Popov - bateri, Shibil Benev - kitarë dhe piano, Dimitar Karamfilov - bas.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: bg.wikipedia.org, bulgarianhistory.org, probuzhdane.wordpress.com, arkiv
Rushi Vidinliev ka një këngë të re, të titulluar "Kufiri". Kënga është pjesë e albumit të fundit të artistit dhe vjen më shumë se një vit pas këngës së parë të suksesshme, e cila i dha albumit emrin, "Pa bagazh". Videoklipi për "Kufirin" është..
Jordanka Derillova – një soprano dramatike me një bukuri të mahnitshme dhe timbër të papërsëritshëm. Ajo është ndër të paktat bullgare që janë nderuar me titullin "Kammersängerin" – çmimi më prestigjioz në Gjermani dhe Austri, që u jepet..
Në lidhje me shpalljen e kandidaturës së përbashkët të qyteteve bullgare Gabrovo dhe Veliko Tërnovo për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin..