Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shembuj të kulturës muzikore bullgare

"I bukur je, o pylli im"

Foto: bg.wikipedia.org



Ljuben Karavellov (1834–1879) është një nga figurat më të rëndësishme për çlirimin kombëtar – personalitet enciklopedik, autor i veprave poetike dhe letrare, publicist dhe folklorist.

Ljuben Karavellov (1834-1879)

Pas viteve të shkollimit dhe punës larg qytetit të tij të lindjes – Koprivshtica – dhe tokave bullgare – studioi në Plovdiv, Odrin, më vonë u nis për në Stamboll, Odessa, Beograd, Novi Sad – Karavellov shkoi në Bukuresht, ku shumë shpejt u fut në rrethet e emigrantëve bullgarë me qëndrim revolucionar dhe, për shkak të talentit të tij si orator, u kthye në një nga zërat më me ndikim. Armë kryesore e tij ishte gazeta “Liria” – tribunë për idetë e tij, rreth së cilës u mblodhën shumë revolucionarë. 

Karavellov i zgjat dorën edhe të riut Hristo Botev, i cili në vitin 1872 fillon të shkruajë për gazetën. Roli i tij është i rëndësishëm për krijimin e Komitetit Qendror Revolucionar Bullgar (KQRB). Ai është figura e fortë që bashkoi një pjesë të madhe të përfaqësuesve të emigracionit dhe vendosi drejtimin e luftës së armatosur nën ndikimin e ideve të Rakovskit dhe përvojës praktike të Levski.

Gazeta 'Liria', e botuar nga Ljuben Karavellov

Pas vdekjes së Apostullit (1873), Karavellov bën një rivlerësim të plotë të veprimtarisë së tij dhe i zhgënjyer largohet nga qarqet revolucionare, pasi beson se liria mund të arrihet vetëm përmes arsimit. Prandaj, pas vitit 1874, ai i kushtohet plotësisht veprimtarisë letrare dhe arsimore, duke ia lënë KQRB-në të riut ende të papërvojë, por të frymëzuar dhe vendosur – Hristo Botev.

Në vitin 1875 Karavelov krijon elegjinë e tij të famshme “I bukur je, o pylli im” – një himn nostalgjik për natyrën tonë të dashur. Vargjet lartësojnë bukurinë mahnitëse të Atdheut, të shenjtë për çdo bullgar, sidomos kur është larg tij. I dënuar të kalojë vitet më aktive të jetës në vende të huaja, Karavellov gjithmonë ka mall për Atdheun dhe në këto vargje ai kthehet në të, për të shprehur admirimin, dashurinë dhe trishtimin e vet. Rreth një çerek shekulli më vonë, kompozitori i ri Georgi Goranov shkroi melodinë për elegjinë, e cila sot është një klasik kombëtar.

Georgi Goranov (1882-1905)

Goranov (emri i tij i vërtetë është Georgi Dimitrov Jovev) ka lindur në vitin 1882 në Kjustendill, në një familje bullgarësh maqedonas – emigrantë. Studioi në Shkollën Pedagogjike në qytetin e tij të lindjes, ku shfaqi talentin e tij të madh muzikor në korin dhe orkestrën amatore. Në vitin 1900, si mësues muzike në Kjustendill u emërua kompozitori i njohur çek, teoricien muzikor, folklorist dhe studiues i muzikës popullore bullgare – Karel Mahan. Ai pati ndikim të madh në jetën muzikore të qytetit. Mahan krijoi një kor katërzërësh me 100 vetë, një orkestër të madhe me tela dhe të përzier, dhe organizoi një shoqëri këndimi, që më vonë u kthye në korin “Kaval”. Ndër nxënësit e tij, përveç Georgi Goranovit, ishte edhe kompozitori i njohur më vonë – Nikolla Atanasov – autor i simfonisë së parë bullgare. Duke vënë re talentin e madh muzikor të Goranovit, Karel Mahan e inkurajon të përkushtohet tërësisht në artin e dashur. Muzikanti çek e nxit të riun bullgar të interesohet për violinën, teorinë elementare, solfezhin, harmoninë dhe muzikën korale. 

Goranov fillon të kompozojë këngë dhe pjesë të vogla orkestrale, harmonizon dhe përpunon modele popullore. Në vitin 1902 Goranov shkoi në Zagreb për të studiuar muzikë, por u kthye për shkak të një sëmundjeje. Vdiq vetëm 23-vjeçar në Kjustendill. Është autor i rreth 80 këngëve, nga të cilat u bënë të njohura “Çlirimi”, “Çohuni, çohuni”, “Këndoma moj, maqedonke”, “Trimi i thoshte pyllit”, pjesë për violinë, për orkestër me mandolina, valce, mazurka, polka. Mbetet në historinë e muzikës bullgare me Këngë e përbashkët dhe “I bukur je, o pylli im”.

Harmonia e Georgi Goranovit, mbi të cilën ai kompozoi një numër veprash

Me propozim të folkloristes së njohur Rajna Kacarova, “I bukur je, o pylli im” është pranuar si himn jozyrtar i Koprivshticës dhe i Festivalit Kombëtar të Krijimtarisë Popullore Bullgare, mbajtur për herë të parë në vitin 1965. Në vitin 2014, kënga u shpall zyrtarisht si himn i “kryeqytetit kryengritës të Rilindjes Bullgare” – qytetit Koprivshtica. Sot kënga është veçanërisht e njohur mes shumë bullgarëve që jetojnë jashtë kufijve të Atdheut. Bashkë me “Më thuaj, re e bardhë” të Ran Bosilekut, ajo është emblemë e emigrantëve bullgarë. Një nga interpretimet më prekëse të kësaj klasike kombëtare është nga kori i përzier dhe orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, nën dirigjimin e Mihail Millkovit – një personalitet me kontribut të jashtëzakonshëm për artin koral bullgar.

Këtu ju propozojmë një interpretim më bashkëkohor – nga Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Regjistrimi është nga një koncert festiv me rastin e Ditës së Ndriçuesve të Popullit, në sallën “Bulgaria”, më 1 nëntor 2024. Soliste është Viktoria Ljubomirova.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: bg.wikipedia.org, bulgarianhistory.org, probuzhdane.wordpress.com, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katja Paskaleva dhe Milen Penev në një kuadër nga filmi 'Briri i Dhisë'

Maria Nejkovа – “Dy vetë”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Arkiv, Qendra e Kinemasë Bojana, impressio.dir.bg, Facebook/ Filma bullgarë, YouTube

botuar më 25-08-15 7.00.PD
Mihaella Marinova

"100 ëndrra" – Mihaella Marinova në prag të një etape të re në jetën e saj

Në një periudhë kyçe për Mihaella Marinovën, ku jeta dhe muzika e saj ndërthuren, këngëtarja prezanton ndoshta këngën më personale të saj – "100 ëndrra". Kjo këngë është e frymëzuar nga rruga, që ajo përshkoi gjatë dhjetë viteve të fundit – një..

botuar më 25-08-13 5.55.PD
Ivo Papazov-Ibrjama

Klarinetisti i madh bullgar Ivo Papazov-Ibrjama me një koncert në kuadër të Plovdiv Xhaz Fest

Një nga forumet më të rëndësishme të xhazit në Bullgari – Plovdiv Xhaz Fest – filloi në korrik me një edicion në fshatin Markovo, për të vazhduar në vjeshtë në Plovdiv, kur tradicionalisht mund të presim një takim me disa nga emrat më madhështorë të..

botuar më 25-08-12 2.05.MD