Operacionet aktive ushtarake vazhdojnë në Donbas. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës shkroi në Facebook se të gjitha sulmet ruse në Sllavjansk, Bahmut dhe Svjatogorsk u zmbrapsën.
Kompania private ushtarake ruse “Vagner” është ngarkuar të marrë në dorë sektorë të tërë të frontit në Donbas për shkak të mungesës serioze të këmbësorisë që përjeton Rusia, njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes, cituar nga Reuters.
Gjatë 24 orëve të fundit, Rusia vazhdoi sulmin me raketa kundër shumë fshatrave të Ukrainës. Pas shkatërrimit të urave prej druri mbi Dniepër dhe degën Ingulenc, ushtria ruse u përpoq në çdo mënyrë të improvizuar të transferojë përforcime dhe municione në Herson. Komanda operative e Ukrainës Jug njoftoi shkatërrimin e 4 depove të reja me municione ruse dhe 7 sulme ajrore në plasdarmin rus.
Një varkë ukrainase u godit nga një minë, por mbeti në ujë në grykëderdhjen e Danubit. Nëpërmjet porteve ukrainase Izmaill, Reni dhe Ust-Dunajsk, si dhe përmes kanalit rumun Sulina, vazhdon eksporti i grurit ukrainas në Evropë dhe portet e Rumanisë dhe Bullgarisë, raporton UNIAN.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..