Studimi i dytë i këtij viti mbi popullsinë e delfinëve në Detin e Zi është duke u zhvilluar. Sondazhi përgjatë bregut jugor të Detit të Zi tashmë është drejt fundit dhe në gusht, nëse moti është i favorshëm, do të bëhet edhe përgjatë bregdetit tonë verior. Kërkimet kryhen në një thellësi deri në rreth 100 metra.
Çfarë dihet deri më tani:
“Këtë vit mund të themi se numri i Marsuinëve ose derrave të detit është më i larti krahasuar me periudhat e mëparshme. Dy llojet e tjera të delfinëve - i zakonshëm dhe asana - janë më të pakët në numër - shpjegoi udhëheqësi i projektit, Dimitër Popov, për BNR Varna. - Ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se sonarët e përdorur nga anijet detare kanë një efekt mbi jetën detare dhe delfinët në veçanti. Ata i shkelin komunikimin mes tyre. Ndërsa funksionimi i disa sonarëve në të njëjtën kohë ndikon veçanërisht negativisht.
Ne ende nuk i kemi vëzhguar efektet e ndotjes së fortë akustike të detit dhe traumat akustike që rezultojnë te delfinët” - theksoi eksperti dhe shtoi se delfinët janë në krye të zinxhirit ushqimor në Detin e Zi dhe gjendjen e i gjithë ekosistemi varet prej tyre.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...