Ambasadorja e Rusisë në vendin tonë, Eleonora Mitrofanova shprehu shpresën se qeveria e ardhshme bullgare do të jetë më pragmatike se ajo aktuale. Në një intervistë për Agjencinë TASS të enjten, ajo deklaroi se Bullgaria është anëtare e BE-së dhe NATO-së, por e ka të vështirë të formojë linjën e saj të sjelljes”. Megjithatë, situata ekonomike do ta detyrojë vendin tonë të zërë një “qëndrim më pragmatike”. Në një intervistë tjetër për “Rusinë 24”,Mitrofanova kujtoi se marrëveshja me “Gazprom” është e vlefshme deri në fund të vitit dhe Bullgaria mund ta rinovojë kontratën nëse i plotëson kushtet për pagesë në rubla.
Në lidhje me reduktimin e stafit të Ambasadës ruse në Bullgari, për shkak të vendimit të kabinetit “Petkov” për dëbimin e 70 diplomatëve rusë, Mitrofanova thekson se situata është jashtëzakonisht e komplikuar, por Rusia nuk mund t’i kthejë shpinën marrëdhënieve me Bullgarinë.
“Këtu ka një numër të madh të bashkatdhetarëve tanë, një numër të madh të martesave të përziera, njerëz që pëlqejnë Rusinë - theksoi ambasadori rus në intervistë. - Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të kryejmë punë humanitare pavarësisht nga të gjitha komplikimet”.
Sipas Eleonora Mitrofanova, Bullgaria është një nga vendet më të afërta sllave për Rusinë: “Këtu janë të varrosur 200 mijë ushtarë tanë që çliruan Bullgarinë. Bullgarët i trajtojnë me shumë kujdes monumentet e Luftës Ruso-Turke dhe të Luftës së Dytë Botërore, vërejmë vetëm raste të izoluara vandalizmi. Dhe, natyrisht, kujtimin e njerëzve që sakrifikuan jetën për Çlirimin e Bullgarisë, nuk duhet ta tradhtojmë - nuk mund të largohemi thjesht nga vendi.”
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..