Ekziston një probabilitet i lartë që anija e parë me grurë nga Ukraina sipas marrëveshjes me Turqinë dhe OKB-në të niset të hënën më 1 gusht, tha Irahim Kalën, zëdhënës i Presidentit turk Rexhep Erdogan. CNN-Turk njoftoi se kolona e parë me 16 anije me grurë do të arrijë në ujërat turke më 3 gusht. Kolona do të shoqërohet nga drone pa pilot. Ankaraja dëshiron të dërgojë furnizimet në Somali, njofton televizioni.
Ukraina është gati për provokimet ruse gjatë eksportit të grurit nga portet e Detit të Zi, tha zëdhënësja ushtarake e Komandës Jugore të Ukrainës Natalija Gumenjuk. Përpara Televizionit Kombëtar të Ukrainës, ajo tregoi si shembull një tjetër sulm me raketa në Odesa të dielën.
Natën e 31 korriku duke u gdhirë 1 gushti, bombardimet masive ruse vazhduan kundër zonave të banuara në Harkiv dhe Nikollaev. Sipas kryetares së këshillit rajonal të Nikollaev, Anna Zamazeeva, agresori po përpiqet ta kthejë Nikollaev në Mariupolin e ri, njofton UNIAN.
Ofensiva ruse kundër Bahmutit në Doneck po intensifikohet, ku njësitë ruse arritën përparim, njoftoi Instituti Amerikan për Studimin e Luftës - ISW. Imazhet satelitore tregojnë se ushtria ruse po dërgon përforcime në Izjum për një sulm në Harkiv, por gjithashtu transferon njësi ushtarake për një avancim në Zaporozhie dhe rajonin Krivoj Rog.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..