Masatë reja kundër përhapjes së Covid-19 po aplikohen në territorin e Sofjes, urdhërojnë autoritetet shëndetësore në kryeqytet. Urdhri hyn në fuqi më 4 gusht dhe është i vlefshëm për 30 ditë.
Të gjithë personat kur janë në vende publike të mbyllura, përfshirë institucionet mjekësore, farmacitë, optikët, institucionet e specializuara për ofrimin e shërbimeve sociale, institucionet administrative, dyqanet, mjetet e transportit publik, duke përfshirë taksitë, stacionet hekurudhore, stacionet e autobusëve, aeroportin e Sofjes dhe stacionet e metrosë, kërkohet të kenë maskë mbrojtëse.
Vizitat në spital kufizohen. Në objektet tregtare të tipit të qendrave të mëdha, maskat e fytyrës janë të detyrueshme për objektet tregtare individuale brenda qendrës tregtare, por jo në zonat e përbashkëta. Masat kundër epidemisë nuk zbatohen për ata që luajnë sport në ambiente të mbyllura, për stafin dhe klientët e lokaleve ushqimore dhe argëtuese dhe për fëmijët nën 6 vjeç.
Punëdhënësit këshillohen të aplikojnë punën në distancë kur është e mundur.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..