"Në emër të qeverisë sonë të koalicionit, jua dorëzoj qeverisjen e vendit! Në kundërshtim të sugjerimeve, nuk ka kushte për një apokalips në Bullgari." Me këto fjalë, ish-Kryeministri Kirill Petkov në një ceremoni të veçantë ia dorëzoi pushtetin kabinetit zyrtar të kryesuar nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Petkov raportoi se përkundër krizës botërore, ekipi i tij ka ndërtuar një themel të mirë dhe qytetarët bullgarë, me ndihmën e qeverisë së re, do të kenë paqe mendore dhe parashikueshmëri në muajt e ardhshëm. Qeveria e Petkovit lë një suficit prej 1.5 miliardë levash në buxhet. Ai shprehu shpresën se lufta kundër korrupsionit dhe problemeve në sistemin gjyqësor do të vazhdojë.
Gëllëb Donev përshkroi detyrat më urgjente përpara kabinetit të ri - çmimet e gazit natyror dhe karburanteve, inflacioni i lartë, problemet rreth mirëmbajtjes së rrugëve në vend dhe protesta e kompanive të ndërtimit të rrugëve. Na presin muaj të pasioneve të nxehta politike. Ne kemi për detyrë të rikthejmë tonin e mirë dhe dialogun produktiv”, theksoi Donev.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..