Shkelje të rënda janë konstatuar gjatë inspektimit të “Rrymës Jugore” nga grupet e punës ndërdikasteriale. Inspektimi është bërë me urdhër të ish-Kryeministrit Kirill Petkov, thuhet në komunikatën e Këshillit të Ministrave që nga data e sotme. Janë konstatuar shkelje në lidhje me legjislacionin mjedisor dhe të punës, dhënien dhe kryerjen e prokurimit publik, financimin e aktiviteteve etj. Parregullsitë u raportuan në Ministrinë e Brendshme, Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe Ministrinë e Brendshme. Ish-Ministrja e Energjetikës nga GERB, Temenuzhka Petkova, tha në një konferencë se projekti është realizuar tërësisht sipas rregullave të BE-së dhe legjislacionit bullgar. “Ne asnjëherë, për dallim nga kjo administratë /e Kirill Petkovit- shën. red./ nuk kemi nënshkruar kontrata dhe dokumente të pafavorshme për Bullgarinë”, tha Petkova.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..