Blerja e gazit rus nga "Bulgargaz" përmes ndërmjetësve me çmime më të larta ishte e nevojshme për shkak të ndërprerjes së furnizimeve nga "Gazprom", konfirmoi për BNT kryetari i Bordit të Drejtorëve të "Bulgargaz" Ivan Topçijski. Ai theksoi se tregtarët e gazit nuk janë ndërmjetës, por kompani tregu që kompensojnë sasitë e munguara në situatë krize.
Topçijski shpreson se çmimi i gazit për muajin shtator do të jetë më i ulët, por “me ardhjen e sezonit të ngrohjes do të ketë mungesë.” Për 7 cisternat me gaz të lëngshëm amerikan, ai tha se çmimi është i favorshëm dhe afër çmimeve të tregut, dhe ka kapacitet për shkarkimin e tyre deri në dhjetor. 3 cisternat e para do të ofrojnë sasi të mjaftueshme për përdoruesit vendas deri në fund të vitit 2022 dhe për gjysmën e klientëve të tregut të lirë.Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..