Shtabi i krizës në sektorin e energjetikës, i formuar nga Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev, mbajti mbledhjen e tij të parë. Pas përfundimit të tij, Zëvendëskryeministrit në detyrë për Politikën Ekonomike dhe Ministër i Transportit dhe Komunikacioneve Hristo Aleksiev, i cili udhëheq punën e shtabit, në një konferencë njoftoi se u caktuan hapat konkretë të punës dhe afatet.
Sipas Aleksiev, nuk ka kontrata për cisterna me gaz natyror të lëngshëm, por vetëm ofertë për tri dërgesa këtë vit. Zëvendëskryeministri vuri në dukje gjithashtu se gjendja e “Bullgargaz” është jashtëzakonisht e vështirë si nga pikëpamja e gjendjes financiare ashtu edhe nga pikëpamja e garantimit të flukseve të parave, sepse kërkesa për gaz është e lartë, të gjithë duan një paradhënie, dhe çmimet janë shumë më të larta.
Më herët gjatë ditës, Hristo Aleksiev zhvilloi një takim edhe me organizatat e transportuesve, me të cilët shqyrtoi problemet në sektor dhe hapat për zgjidhjen e tyre.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..