Tenistja e parë e Bullgarisë, Viktoria Tomova, debutoi zyrtarisht në top 100-shen e renditjes botërore të tenisteve. Në renditjen e publikuar më 8 gusht, 27-vjeçarja nga Sofja u ngjit nëntë pozicione dhe është në vendin e 99-të. Kërcimi i Tomova ishte për shkak të arritjes në gjysmëfinale të turneut në Grodzisk Mazowiecki, Poloni.
"Kam javë të rëndësishme përpara meje ku duhet të luaj mirë dhe të futem në shortin kryesor të US Open. Jam afër kësaj," tha Tomova.
Viktoria është bullgarja e nëntë në histori që arrin në top 100 të renditjes së WTA.Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..