Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

16 veta vdiqën me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit

Foto: BGNES

2318 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 1907 nga një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 23.6 për qind e 9800 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Pacientët e regjistruar aktiv u ulën me 1236 në 25 915. Në spitale u shtruan 260 të infektuar. 200 prej tyre ose 77 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 14 në 1084. Janë 50 të infektuar në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 16 vdekje me Covid të konfirmuar. Të gjithë ata që vdiqën nuk kishin imunizim kundër koronavirusit.

U shëruan 3538 veta. Të hënën u administruan 1767 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fenomeni "Nuk mbështes askënd" po merr vrull në Bullgari

Fenomeni i votimit me opsionin “Nuk mbështes askënd” po rritet – 82 618 persona e zgjodhën në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit 2024. Për krahasim – në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, me “Nuk mbështes askënd” votuan 47 749 persona. Në një..

botuar më 24-10-29 3.07.MD

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare është afër 39%

Pas marrjes parasysh të të gjitha protokolleve sektoriale, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit ishte 38,94%, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Numri mund të ndryshojë pas rinumërimit. Sipas informacioneve të..

botuar më 24-10-29 11.11.PD

Në Novo Sello, grupi luftarak i NATO-s po praktikon zmbrapsjen e një sulmi armik

Grupi luftarak shumëkombësh i NATO-s zmbrapsi një sulm të improvizuar ndaj Bullgarisë. Stërvitja e Grupit me shtetin kornizë Italinë në poligonin në Novo Sello trajnon gatishmërinë e Grupit për t'u bërë brigadë dhe, nëse është e nevojshme, për të..

botuar më 24-10-29 10.51.PD