Matematikani nga Akademia Bullgare e Shkencave Prof. Nikollaj Vitanov, i cili monitoron parametrat e pandemisë së koronavirusit në vend, njoftoi se këtë javë numri i pacientëve me Covid në spital do të fillojë të ulet. Shkalla e vdekjeve do të bjerë gjithashtu javën e ardhshme. Po dalim nga kulmi i kësaj vale të pandemisë, tha Vitanov për televizionin “Bulgaria.on.air”.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dëshiron të blejë ilaçin Paxlovid. Përdoret për të trajtuar të moshuarit me koronavirus të cilët janë në rrezik të shtuar të formave të rënda të sëmundjes. Do të jepet me recetë për trajtimin ambulator të rasteve të lehta deri në mesatare.
Presidenti amerikan Joe Biden u trajtua gjithashtu me Paxlovid.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..