Tatimpaguesit dhe shteti u dëmtuan nga ish qeveria e Kirill Petkovit me 200 milionë euro për shkak të kompanive ndërmjetëse përmes të cilave blihet gazi rus. Këtë e deklaroi ish Ministri i Energjisë nga qeveria e GERB-it, Deljan Dobrev në Varna. “I gjithë gazi që blemë, duke përjashtuar gazin azerbajxhanas, është rus, vetëm me ndërmjetës dhe me 30 për qind rritje”, tha ai dhe tregoi faturat që vërtetonin transaksionet. Për tre muajt që ndërmjetësuesit hyrën në tregun e Bullgarisë, gaz u ble për 630 milionë euro, dhe një diferencë prej 30 për qind për ndërmjetësit është 200 milionë euro, llogariti Dobrev. Sipas tij, edhe nëse dy cisternat e gazit të lëngshëm të shpallura nga qeveria e Kirill Petkovit erdhën nga SHBA, ato u shitën në Turqi. “Asnjë molekulë e vetme e gazit amerikan nuk erdhi në Bullgari”, tha Dobrev para Daniella Stojnova nga BNR Varna.
Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..
"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..