Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka qartësi për programin për refugjatët ukrainas pas shtatorit

Foto: Daniella Kostadinova

Fondet që shteti duhet t’u paguajë në kuadër të Programit për strehim dhe ushqim për refugjatët ukrainas janë të planifikuara dhe do të paguhen në afate të shkurtra. Këtë e tha në Burgas ministri i turizmit nga qeveria e përkohshme, Ilin Dimitrov.

Sipas tij, janë më shumë se 25 000 refugjatë ukrainas të akomoduar në baza shtetërore dhe private dhe 750 qytetarë ukrainas kanë filluar punën në kuadër të programit të integrimit. Një referencë në portalin “Bullgaria për Ukrainën” tregon se aktualisht në vendin tonë janë rreth 85 500 refugjatë nga Ukraina. Në këtë fazë, nuk është e qartë nëse programi i ndihmës humanitare për ukrainasit do të vazhdojë përtej fundit të shtatorit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 qershorin 2025

Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat dhe pellgje. Të shtunën para mesditës , do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës, mbi rajonet..

botuar më 25-06-06 7.35.MD
Росен Желязков

Kryeministri deklaroi se Bullgaria nuk ka asnjë çështje dypalëshe të pazgjidhur me Shkupin

Qëndrimi i Republikës së Bullgarisë është i qartë. Ne nuk kemi asnjë çështje dypalëshe me Republikën e Maqedonisë. Kryeministri Rosen Zheljazkov e deklaroi këtë nga foltorja e parlamentit dhe kujtoi se javën e kaluar parlamenti miratoi unanimisht një..

botuar më 25-06-06 2.39.MD
Tomisllav Donçev

Bullgaria shpreson të marrë gjysmën e fondeve në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit

Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev gjatë kontrollit..

botuar më 25-06-06 1.51.MD