Qindra mjete lundruese po presin në pjesën bullgaro-rumune të lumit Danub dhe parashikimet për lumin nuk janë aspak optimiste. Për shkak të mungesës së ujit të mjaftueshëm në tre lumenjtë më të rëndësishëm - Rini, Majni dhe Danubi, situata në Danub mbetet e rëndë dhe pronarët e anijeve në të gjithë Evropën pësojnë humbje, tha në një intervistë për BNR kapiteni Ivan Zhekov, kreu i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Lumenjve.
Sipas tij, tendenca e nivelit të ulët të lumit vazhdon dhe nuk ka perspektivë për rritje të përhershme të nivelit. Pavarësisht mungesës së ujit, aktualisht nuk ka asnjë anije të bllokuar në seksionin bullgaro-rumun. Anije me ngarkesa më të lehta lundrojnë përgjatë Danubit, ndërsa të tjerat presin në porte.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..