Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një festival 48-orësh kënaq banorët dhe mysafirët në pjesën e vjetër të qytetit Veliko Tërnovo

7
Foto: Facebook / Varusha South

Gjithnjë e më shumë janë vendbanimet në vendin tonë, rrethet qendrore të të cilave po përjetojnë një lloj rilindjeje, duke u kthyer në zona ku arti, kultura dhe ushqimi cilësor kombinohen në një koktej të përsosur emocionesh.Sofja, Plovdivi, Varna, Gabrovo janë vetëm një pjesë prej qyteteve në të cilat këto hapësira tanimë janë një vend i preferuar për takime si të banuesve vendas, kështu dhe të miqve të qytetit.

Në rrugën e këtij transformimi të ngjashëm po ecën dhe njëra nga lagjet më të vjetra të qytetit Veliko Tërnovo-Varusha-Jug. Në rrugët e saj me kalldrëm dikur ka pasur shumë  bujtina. Në pjesën jugore të tij, ekzistonte edhe një nga tregjet më të mëdha të qytetit në epokën e pasçlirimit – pazari/çarshi Samovodska, që sot është një zonë e rezervuar për zejtarët vendas dhe tërheq turistë nga e gjithë bota. 

Një grup njerëzish të rinj vendosi të fokusojë vëmendjen shoqërore ndaj transformimit të kësaj pjese qendrore të qytetit duke krijuar festivalin “48 orësh Varusha-Jug”.


"Mos ndërtoni kaq shumë porta dhe druvarë të cilat t'ju ndajnë, por më shumë ura të cilat t'ju bashkojnë," thotë ndërtuesi i dy prej godinave emblematike të çarshisë -“Shtëpia me Majmunin”(1849) dhe Hani i haxhi Nikollit (ndërtuar që nga viti 1858 deri në vitin 1862) nga ustai Koljo Fiçeto.

Megjithëse ai nuk është i vetmi të cilit qyteti i detyrohet për pamjen e tij, fjalët e tij tingëllojnë si një lloj besëlidhje dhe amanet për brezat e ardhshëm.

Ideja e festivalit më 19, 20 dhe 21 gusht po kështu është në unison me mesazhin e ndërtuesit të patejkalueshëm nga epoka e Rilindjes Bullgare:

“Një nga urat më të rëndësishme që ndërton ky festival është ajo mes qytetarëve dhe institucioneve – shpjegoi për Radio Bullgarinë një nga organizatorët Galin Popov. Më shumë se 10 vjet unë organizoj ngjarje kulturore në rajon dhe asnjëherë deri tani nuk kam parë një angazhim kaq të madh nga ana e institucioneve, sa në këtë moment me festivalin “48 orë Varusha-Jug”. Mbase sepse ai është i krijuar prej njerëzve të shumtë dhe institucionet e konsiderojnë si një pjesë të rëndësishme nga qytetarët e Veliko Tërnovos”.

Në kuadrin e festivalit do të zhvillohen mbi 20 ekspozita.

“Metër katror Art” është një nismë ku prej 4 vjetësh në një hapësirë prej 1 metër katror kuratorja Martina Jordanova prezanton autorë të ndryshëm. Gjatë kohës së festivalit fokusi do të jetë mbi Mihaill Mihajllovit, i cili e prezanton Bullgarinë në bienalen e Venecias. Shtëpi për një ekspozitë tjetër do të jetë galeria “Narativa”, ku do të prezantojnë piktorin Krum Bagellski - i njohur në rajonin e Veliko Tërnovos si autori i një pikturimi mural të madh që ai e ka pikturuar për disa vjet në një oxhak industrial në Drjanovo."

Këtyre dy theksave të programit artistik të festivalit, të prezantuar nga Galin Popov, duhet t'i shtojmë edhe pjesën muzikore. Ajo do të përbëhet nga katër skena, dy prej të cilave ndodhen në rrugën kryesore të qytetit, e cila do të jetë e mbyllur për makinat për rreth tre orë. 

“Në këtë mënyrë do t’i kushtojmë vëmendje mundësisë që kjo rrugë të bëhet një rrugë për kalime me këmbë ose të mbetet një tip i përzier, si një  arterie e këmbësorëve dhe transportit - shpjegoi organizatori i festivalit. Një pjesë e madhe nga trafiku, i cili kalon përmes lagjes është transit dhe ka mundësi të s’postohet drejt rrugës, e cila lidh qytetin Veliko Tërovo me qytezat fqinje Arbanasi dhe Gorna Orjahovica dhe po e bëjmë këtë simulim tre orësh, që të mund njerëzit të ndiejnë  sesi mund të duket rruga, nëse nëpër të ndalohet të lëvizin makina.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / Varusha South, Facebook / Hadji Nikoli Inn




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD