Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shenja nga e kaluara - çfarë tjetër nuk dimë për alfabetin glagolitik?

Foto: Facebook/ Glagolitik

Një alfabet, një mesazh për Evropën dhe shumë hipoteza – shkrimi glagolitik është një çelës për trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. Me rastin e 1170-vjetorit të krijimit të tij, ne transferohemi pas në kohë dhe më saktësisht në shekullin e IX-të, kur vëllezërit e Selanikut – Kirill dhe Metodij – hodhën themelet e shkrimit sllav. Edhe pse data e saktë është e diskutueshme dhe llogaritet sipas kalendarëve të ndryshëm, rëndësia e saj është themelore - krijimi i shkrimit glagolitik, si imazhi i parë grafik i gjuhës sllave, përcaktohet si një fenomen dhe një përparim kulturor fenomenal në botën e asaj kohe. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, Prof. Dr. Elisaveta Musakova, eksperte në Departamentin e Dorëshkrimeve dhe Librave të Vjetër të Shtypur në Bibliotekën Kombëtare, tha:

Prof. Dr. Elisaveta Musakova

"Krijimi i alfabetit glagolitik, i cili në vetvete është ende i mbuluar nga misteri, është një akt jashtëzakonisht i rëndësishëm në historinë e kulturës evropiane. Sepse po krijohej një alfabet i ri që regjistronte gjuhën e një populli që, deri atëherë, kishte mbetur disi në periferitë e Evropës së atëhershme. Nga njëra anë kemi vendet perëndimore, dhe nga ana tjetër – Bizantin e madh, dhe sllavët janë diku midis këtyre fuqive të mëdha. Dhe papritmas zëri i tyre dëgjohet. Sepse, nëse i besojmë jetëshkrimit të Shën Kirilit Filozof, misioni i tyre është një mision bizantin. Ata u dërguan përfundimisht te Princi i Moravisë së Madhe, Rostisllav, për t'u siguruar që populli i tij mund t'i dëgjonte Shkrimet e Shenjta në gjuhën e tyre, domethënë në sllavisht, jo në latinisht."

thelbin ealfabetit glagolitik janë tri shenja të shenjta: një kryq që simbolizon Krishterimin, një trekëndësh - shenja e Trinisë së Shenjtë, Atit dhe Shpirtit të Shenjtë, dhe një rreth - personifikimi i universit. Por gjëja më e rëndësishme është se ky alfabet mbart identitetin e vet vizual, duke e dalluar atë nga të gjitha shkrimet e njohura.

"Ky sistem i ri shkrimi bazohet në të ashtuquajturat alfabete fonetike - domethënë, për çdo tingull ka një shkronjë përkatëse. Personalisht, mendoj se këto janë alfabetet më të mira - aty ku ke një tingull, ke një shenjë grafike. Ajo që shkruan është ajo që flet dhe ajo që dëgjon, me shumë pak përjashtime. Pra, alfabeti glagolitik u krijua mbi parimin e këtyre alfabeteve fonetike.Por në fund të fundit udhëhiqet sipas rendit të alfabetit grek, i cili është mjaftueshëm autoritar sepse Bizanti ishte autoriteti i madh në atë kohë" - thotë Prof. Dr. Elisaveta Musakova.

Veçantia e formave të shkronjave glagolitike mbetet objekt kërkimesh shkencore, hipotezash dhe supozimesh. Deri më sot, asnjëra prej tyre nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare:

"Pyetja më interesante është se cilat janë format specifike të shkronjave? Nga vijnë ato? Pse nuk duken si ato greke? Dhe pse nuk duken si asnjë alfabet, që është krijuar deri më sot?  Dhe deri në këtë moment (shekulli i IX-të) kemi pasur shumë alfabete të ndryshme.Dhe këtu fillojnë debatet dhe spekulimet shkencore - nëse është huazuar nga shkrimi grek i shkurtuar minuskul, shkrimi etiopian, disa shkronja nga alfabeti hebraik, etj.Këto janë një numër hipotezash, që paraqiten nga shkencëtarët që nga shekulli i XIX-të. Deri më sot, nuk ka një pajtim të plotë se cilat forma të shkronjave të këtyre alfabeteve të huaja i përkasin në të vërtetë dhe cilat janë shpikje të Shën Kirilit ose Konstantin Filozofit."

Pas persekutimeve mizore në Moravinë e Madhe, nxënësit e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij gjetën strehim në Bullgari, ku përhapën sistemin e ri të shkrimit. Fatkeqësisht, asnjë nga dorëshkrimet glagolitike që kanë mbijetuar deri më sot nuk është i datuar. Nuk e dimë se cilët ishin librat e parë në glagolitikë, as nuk mund të themi nëse monumentet që na kanë mbërritur janë krijuar në territoret e sotme bullgare apo maqedonase, apo nëse janë kopje të mëvonshme të shkruara në Manastirin e Sinait “Shën Katerina”, thekson Prof. Dr. Musakova.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/ Glagolitik, Radioja Kombëtare Bullgare, Instituti i Gjuhës Bullgare, Veneta Pavllova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamena Getova dhe Irinej Konstantinov luajnë në film

Një film bullgar do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Korçë

Filmi „Dita kur ajo do të lindë“ i Emil Spahijski u përzgjodh në seleksionin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Korçë, njofton faqja zyrtare e eventit. “Pas orësh shikimi, ditësh diskutimesh dhe muajsh punë të përkushtuar,..

botuar më 25-08-11 10.31.PD
Foto: Facebook/Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Për talentet e reja bullgare në mbarë botën në garat e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit në vitin 2025

Është gjithmonë bukur dhe frymëzuese kur flasim për talentet bullgare në mbarë botën. Dhe është edhe më frymëzuese kur bëhet fjalë për fëmijët. Në një ceremoni të veçantë në Sofje, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vlerësoi fituesit e..

botuar më 25-08-09 9.40.MD
Foto: Biblioteka rajonale

Iren Veliçkova-Jamami nga Japonia prezanton librin e saj të ri kushtuar qëndismave

Iren Veliçkova-Jamami tregon historinë e Bullgarisë përmes qepjeve të imëta të qëndismave bullgare. Dy vjet më parë, ajo i dhuroi Muzeut Kombëtar të Historisë një hartë të qëndisur me dorë të vendit tonë, dhe tani është gati të prezantojë librin e saj..

botuar më 25-08-09 9.10.PD