Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arrestuan 16 migrantë pranë Vracës

Foto: Radio Vidin

16 refugjatë nga Afganistani dhe Iraku janë gjetur në një kamion Mercedes në qytetin Vraca(Bullgari Veriperëndimore), njofton policia në Vraca.

Automjeti i drejtuar nga një shtetas bullgar 47 vjeç, është ndaluar për kontroll rreth orës 18:25 të datës 16 gusht, në rrugën për në Vraca.

Nëntë nga refugjatët e zbuluar janë të mitur. U konstatua se vetëm dy nga grupi kanë dokumente për statusin e aplikantëve refugjatë, pjesa tjetër nuk ka dokumente. Të gjithë janë të ndaluar në paraburgim.

Puna për rastin vazhdon. Ka nisur një procedurë paraprake.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tomisllav Donçev

Qeveria raporton përshpejtim të financimeve nga programet e BE-së

Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..

botuar më 25-10-03 11.09.PD

Parlamenti ia hoqi presidentit të drejtën për të emëruar drejtuesit e shërbimeve

Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..

botuar më 25-10-03 9.36.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..

botuar më 25-10-02 7.40.MD