Gazsjellësi Greqi-Bullgari është lidhur me sukses me rrjetin kombëtar dhe tranzit bullgar të transmetimit të gazit. Lidhja e infrastrukturës së dy operatorëve të pavarur të transmetimit për Bullgarinë - ICGB dhe "Bulgartransgaz" është kryer në datën 16-17 gusht në afërsi të Stara Zagorës. Interkonektori tashmë është lidhur me sukses me operatorët fqinjë në të dy vendet, kështu që transmetimi fizik i gazit përmes objektit është i siguruar teknikisht. Pritet testimi i detyrueshëm të lidhjes me rrjetin Bulgartransgaz.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..