Aleksandër Bozhillov fitoi titullin nënkampion të Kampionatit Botëror të Akuatlonit në Shamorin të Sllovakisë, në kategorinë e të rinjve nën 19 vjeç, që është një arritje historike për Bullgarinë. Gara u zhvillua në formatin e notit në një distancë prej 1000 m përgjatë Danubit dhe të vrapimit 5000 m.
“Qëllimi ynë më i madh është të shohim një bullgar në startin olimpik në triatlon dhe besoj se po ecim me besim në këtë rrugë” - komentoi Mario Iliev, kryetar i Shoqatës Bullgare të Triatlonit.Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..