Bullgaria feston 145 vjet nga Epopeja e Shipkës - beteja heroike gjashtë ditore në të cilën ushtarët vullnetarë vendas dëshmuan se liria nuk është një dhuratë, por është e fituar me gjakun dhe sakrificën e mijëra bullgarëve.
Në majën Stara Pllanina “Shën Nikolla”, ku është ndërtuar Monumenti i Lirisë, në mesin e gushtit të vitit 1877 u zhvilluan betejat më të rënda gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke për Bullgarinë.Atëherë mbrojtja e Qafës së Shipkës ishte e rrezikuar dhe kjo do të përcaktonte deri në një shkallë të madhe dhe rrugëdaljen nga e gjithë lufta.
Sot në këtë vend të shenjtë, të cilin çdo bullgar e viziton të paktën një herë në jetën e tij, ndodhet park-muzeu “Shipka-Buzlluxha”. Ai përfshin 26 monumente dhe Monumenti i lirisë është më i madhi mes të gjitha kureshtjeve.
Monumenti është i ndërtuar nga dhurimet vullnetare të të gjithë popullit bullgar. Ai u hap më 26 gusht 1934. Është 31.5 m i lartë dhe 890 shkallë të çojnë deri në të. Deri më 90 mijë janë vizituesit në vit. Gjatë kohës vendi është vizituar nga shumë persona të njohur”, tregoi për BNR-Burgas Çavdar Angellov-drejtor i tempullit-muze kombëtar “Shipka”.
“Çdo gjë nis që këtu! Në Shipka vihen themelet e ushtrisë bullgare”- thotë drejtori i muzeut. “Këtu është dhe vendi të mendohemi se populli bullgar ka përjetuar dhe momente më të tmerrshme në zhvillimin e vet historik dhe i ka evituar. Kështu ka shpëtuar Bullgaria, në sajë të besimit tek Zoti, të punëdashësisë së njerëzve, të përkrahjes nga ana e familjes dhe guximit të ushtrisë” - thotë historiani Çavdar Angellov. Festimet vazhdojnë deri më 23 gusht.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESAtë ditë, Shpëtimtari organizoi darkën tradicionale të Pashkës për popullin hebre në shtëpinë e një banori të Jerusalemit. Përpara darkës, si shprehje respekti, Ai lau këmbët e apostujve dhe tha: “Unë erdha për të shërbyer, jo që të më shërbejnë” ...
Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të sinqertë, një mëkatare arriti të hynte në shtëpinë ku po qëndronte Krishti dhe, duke dashur të tregonte..
E Marta e Madhe është një ditë për mësime dhe udhëzime morale përfundimtare. Në këtë ditë, priftërinjtë dhe hebrenjtë dëgjojnë fjalët udhëzuese të Birit të Perëndisë në tempull për herë të fundit. Atje, Jezu Krishti jep një shembull se si të jemi..