Tonelata llum dhe mbeturina u hoqën nga katër liqenet e Simeonovos, të cilët e kthyen këtë cep rrëzë Vitoshës në një vend të këndshëm për relaksim dhe freski në kulmin e verës. Një nga simbolet e lagjes Simeonovo të kryeqytetit, liqenet, ishintë spastruara nga fondacioni i bashkisë “Sofja-kryeqytet evropian i sportit” dhe drejtoria e parkut natyror “Vitosha”, njoftoi kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova.
Të njohura si “sytë e malit Vitosha”, rezervuarët e krijuar nga njeriu reflektojnë rrezet e diellit dhe pemët me gjethe rreth tyre. Itinerari deri tek ato është i lehtë, niset nga qendra e lagjes Simeonovo dhe vazhdon rreth 40 minuta. Lartësia mbi nivelin e detit në fundin e tij është 1045 metra.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..
Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..