Në 24 orët e fundit janë konstatuar 290 raste me koronavirus nga 1651 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 17% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 71% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 85, në Burgas - 31 dhe në Varna - 30. Janë 990 pacientë në spital - 49 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 90% e 30 të sapo pranuarve nuk janë të vaksinuar. Tre persona kanë vdekur – 67% e tyre nuk janë imunizuar, ndërsa janë shëruar 86. Rastet aktive janë 16 297. Dje janë bërë 65 doza vaksina kundër koronavirusit. Janë 2 067 830 persona me imunizimin e përfunduar. 58, 249 kanë gjithashtu një dozë të dytë përforcuese.
Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve në Bullgari, Kryeprokurorja Evropiane Laura Kövesi njoftoi arsyet për procedurat disiplinore të nisura kundërTeodora Georgieva, një përfaqësuese bullgare në Zyrën e Prokurorit Evropian. "Serioziteti i..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re, erë dhe reshje shiu. Era do të jetë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore – e fortë nga..
Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor". Kërkesa u paraqit pas skandalit me punonjësit e agjencisë të cilët kërkuan ryshfete..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..