Lideri i GERB-it Bojko Borisov akuzoi ish-kryeministrin Kirill Petkov dhe ish-zëvendëskryeministrin Asen Vasilev për sabotim të furnizimit me gaz natyror të lëngshëm amerikan në vend. Në fund të mandatit të tij, Kirill Petkov arriti marrëveshje për dërgimin e shtatë ngarkesave me gaz natyror të lëngshëm për çdo muaj nga tetori deri në fund të prillit 2023 me një çmim të paktën 20 dollarë më të ulët se ai i tregjeve evropiane. Sipas Bojko Borisovit, kabineti "Petkov" nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë amerikane dhe nuk ka rezervuar pikë furnizimi për shkarkimin e cisternave.
Bojko Borisov shprehu kënaqësinë e tij për deklaratën e "Bullgarisë Demokratike", e cila është kundër kthimit të kompanisë ruse "Gazprom" si furnizues me gaz në vendin tonë. Borisov insistoi që në dokument të përfshihet edhe kompania e naftës “Lukoil”.Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor". Kërkesa u paraqit pas skandalit me punonjësit e agjencisë të cilët kërkuan ryshfete..
63 kompani bullgare do të marrin ndihmë financiare sipas procedurës "Mbështetje për përmirësimin e sigurisë kibernetike në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Bullgarisë", njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Financimi do të jetë..
Partia “Ka një popull të tillë” (ITN), pjesë e koalicionit qeverisës, kërkoi me një deklaratë në parlament që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për integrimin real të refugjatëve ukrainas në vend. Partia kërkon që policia të përforcojë kontrollin..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..