Dikur në traditën bullgare nuk pranohej që gratë të luanin në instrumente muzikore, e aq më pak kur flitej për instrumentet frymore. Por, me kalimin e kohës tabutë bien dhe në ditët tona takohen jo një e dy bullgare të talentuara, të cilat janë interpretuese të shkëlqyera në tambura, gëdullka, gajde, fyell e të tjera.
Muzika bullgare grumbullon një popullaritet të gjerë jashtë kufirit, prandaj nuk duhet të na çuditë se krahas instrumentisteve tona të shkëlqyera tanimë renditen dhe të huaj. Mes tyre është dhe Shoan Filips (Sian Phillips).
E takuam në Tubimin Kombëtar të Krijimtarisë Folklorike në qytetin Koprivshtica në fillim të gushtit - një grua e imët me një vështrim të gjallë dhe një buzëqeshje të ngrohtë. Shoan është angleze nga Lancaster dhe një nga mijëra adhurueset e huaja të folklorit tonë jashtë kufijve. “Fyelli është një instrument i mrekullueshëm”, thotë Shoan dhe shton:
“Ai është i projektuar në mënyrë tepër të thjeshtë, por është universal. Është kromatik, ka disa regjistra dhe është shumë i lehtë për të lëvizur. Përmes tij mund të përvetësosh një traditë shumë të bukur në fushën e muzikës suaj. Folklori bullgar është jashtëzakonisht i pasur, kurse të kënduarit tuaj është unikal! Harmonitë janë fantastike, por po kështu dhe vetë meloditë janë shumë të bukura dhe mjaft të ndërlikuara, të mos të flasim për ornamentikën. Kjo është një muzikë e një mjeshtërie të lartë, e cila meriton që të popullarizohet nëpër botë”.
Fyelli bullgar punohet më shpesh prej një druri kumbulle ose qershie, kurse tingulli, të cilin e prodhon është i butë, i ngrohtë dhe ndikues. Për Shoan ky është një instrument ekzotik i cili nuk takohet në folklorin e vendit të saj, por është i shpërndarë gjerësisht në shtete si Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Turqia, si dhe në disa vende arabe. Anglezja është pjesë nga një orkestër shumëkombëshe ballkanike, e cila i zhvillon provat e veta në Amsterdam. Ajo jep dhe mësim në muzikë në një shkollë fillore, ndërkohë ka fituar përkrahjen e Këshillit të Arteve të Mbretërisë së Bashkuar (Arts Council), /financuar nga lotaria e tyre/ dhe tani studion me hollësi muzikën ballkanike, përfshirë këtu dhe atë bullgare. Por, çfarë mënyre më të mirë për këtë nga...mësimi i fyellit!
Që prej dy vjetëve Shoan me një këmbëngulje të madhe përvetëson sekretet e tij tek fyelltari nga qyteti Plovdiv Kirill Belezhkov. Përpara se të vijë në Koprivshtica, bashkë me kolegët e saj nga orkestra ballkanike, kalojnë përmes një përgatitjeje njëjavore për pjesëmarrjen e tyre në tubim. Kujtohet për pjesëmarrjen e saj të fundit në tubimin folklorik:
“Përpara 18 vjetëve unë vizitova qytetin Koprivshtica, kjo ishte gjatë vitit 2005, dhe kishte përmbytje! Dhe që të gjithë u transferuan poshtë në qytet, për shkak të kohës së keqe. Por ishte një situatë mjaft zbavitëse! Dhe unë ruajta kujtime të shkëlqyera nga kjo kohë, dhe prandaj doja që të kthehem. Tani jam këtu me partnerin tim. Ai po mësohet të ekzekutojë në gajden tuaj, për herë të parë po e viziton vendin tuaj dhe po argëtohet shumë” - thotë Shoan. Dhe shton se çdo një ardhje në Bullgari e pasuron dhe e përmbush me emocione pozitive.
Në fund me një gatishmëri del në foto bashkë me një grup gajdexhinjsh të ardhur nga ana tjetër e Bullgarisë, që të demonstrojnë si ajo talentin e tyre dhe dashurinë ndaj muzikës tonë popullore.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..
Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..