Më së voni të hënën, qeveria pret një përgjigje nga Gazprom për të rifilluar bisedimet, tha për Nova TV ministri i energjisë nga qeveria e përkohshme Rosen Hristov. Kabineti i ka dërguar informacion kompanisë ruse se është gati të negociojë.
Bullgaria do të propozojë zgjatjen e periudhës për marrjen e sasive të mbetura të gazit në kuadrin e kësaj kontratë. “Ne nuk mund t’i shpenzojmë, ndaj propozimi ynë do të jetë që ato të pranohen edhe në vitin 2023”, sqaroi ministri. Në tryezën e negociatave do të vendoset edhe ideja për heqjen e pagimeve paraprake ndaj Gazpromit dhe paratë të transferohen pas marrjes së gazit.
“Nëse kushtet tona nuk pranohen, ne nuk do të vazhdojmë me Gazpromin”, tha Rosen Hristov. Sipas fjalëve të tij, bisedimet e mundshme do të kenë të bëjnë vetëm me kontratën e vjetër. Ministri u shpreh i bindur se ka burime alternative të gazit natyror.Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin në deklaratat e fqinjëve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tregon mungesë të të kuptuarit të proceseve evropiane dhe një shmangie të mundshme të përgjegjësisë. Sofja dhe Shkupi nuk kanë një..
Bullgaria dhe Franca do të nënshkruajnë një marrëveshje kornizë për blerjen e radarëve të rinj për Forcat Ushtarako-Ajrore. Projekti është i rëndësishëm për avionët e rinj bullgarë F-16. Bullgaria ka zgjedhur mundësinë e financimit evropian..
Prioriteti ynë është evakuimi i sigurt i qytetarëve bullgarë nga Izraeli, tha Ministri i Jashtëm Georg Georgiev për BNT. Listat e atyre që dëshirojnë të evakuohen po përditësohen dhe po merren sinjale të reja. Njerëzit nuk janë të vendosur në një vend...
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..