Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse kushtet tona nuk pranohen, ne nuk do të vazhdojmë me Gazpromin

Ministri Rosen Hristov
Foto: BGNES

Më së voni të hënën, qeveria pret një përgjigje nga Gazprom për të rifilluar bisedimet, tha për Nova TV ministri i energjisë nga qeveria e përkohshme Rosen Hristov. Kabineti i ka dërguar informacion kompanisë ruse se është gati të negociojë.

Bullgaria do të propozojë zgjatjen e periudhës për marrjen e sasive të mbetura të gazit në kuadrin e kësaj kontratë. “Ne nuk mund t’i shpenzojmë, ndaj propozimi ynë do të jetë që ato të pranohen edhe në vitin 2023”, sqaroi ministri. Në tryezën e negociatave do të vendoset edhe ideja për heqjen e pagimeve paraprake ndaj Gazpromit dhe paratë të transferohen pas marrjes së gazit.

“Nëse kushtet tona nuk pranohen, ne nuk do të vazhdojmë me Gazpromin”, tha Rosen Hristov. Sipas fjalëve të tij, bisedimet e mundshme do të kenë të bëjnë vetëm me kontratën e vjetër. Ministri u shpreh i bindur se ka burime alternative të gazit natyror.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD