Në ndërtimin e raketës së re të NASA - SLS, Space Launch System е gjatë 98 metra ka katërmbëdhjetë kamera të bëra nga inxhinierë bullgarë, njoftoi BTA.
Sot, gjatë fluturimit të parë të raketës Artemis 1, nga Kompleksi Launch 39B në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, instrumentet optike do të kontrollojnë funksionimin e motorëve, lëshimin e karburantit, shkëputjen e fazave dhe lëshimin e kapsulës së re të zbritjes “Orion”.
Kamerat që do të monitorojnë fluturimin për në Hënë janë nga linja Bobcat dhe projektuesi kryesor i tyre është Inxhinieri Dr. Petko Dinev - nxënës i fizikanit të njohur Teodosi Teodosiev nga shkolla e mesme matematikore në Kazanllëk. Ato janë prodhuar në firmën e Dr. Petko Dinev dhe mund të përballojnë temperatura nga minus 40 në plus 85 gradë, dridhje shumë të forta dhe përshpejtimin 100 herë më të lartë se në tokë. Bashkatdhetari ynë është autor, përveç konstruksionit, edhe i kodit dhe skemës së pajisjes optike hapësinore dhe të gjitha tabelat e kamerave janë testuar në Bullgari.
“Me krenari mund të themi se produktet janë vepër e mendjes dhe duarve bullgare”, vëren Petko Dinev. Ai është doktor shkencash në SHBA dhe ka punuar në një laborator në Stara Zagora, ku kanë bërë sisteme për vendndodhje me lazer për të zbuluar satelitët spiun të SHBA-së.
Në firmën e tij, Dinev aktualisht prodhon, përveç kamerave dhe kartave video për digjitalizimin e informacionit kompjuterik dhe sisteme për kontrollin automatik të prodhimit.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..