Forcat e armatosura ukrainase thyen linjat e mbrojtjes ruse në disa sektorë të vijës së frontit pranë qytetit Herson. Sipas Oleksij Arestoviç, këshilltar i presidentit ukrainas, tragetet që Rusia përdor për të furnizuar pjesën e rajonit Herson të pushtuar prej saj u vunë nën zjarr. Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sulmet ukrainase në rajonet Herson dhe Nikollaev në Ukrainën Jugore u zmbrapsën. Presidenti Vollodimir Zelenski refuzoi të komentojë ngjarjet e fundit, duke thënë: “A dëshiron dikush të dijë se cilat janë planet tona? Ju nuk do të dëgjoni specifika nga dikush me të vërtetë përgjegjës. Sepse kjo është luftë”.
Ndërkohë, Ukraina njoftoi fillimin e një kundërofensive për të rimarrë territoret e pushtuara nga forcat ruse në pjesën jugore të vendit, raportoi Reuters. Agjencia e përshkroi masën si besim në rritje në sfondin e dërgesave të armëve perëndimore. “Ne filluam veprimet sulmuese në drejtime të ndryshme, duke përfshirë rajonin Herson”, tha zëdhënësja e komandës jugore të forcave ukrainase Natalija Gumenyk, cituar nga mediat publike ukrainase. Ukraina po përdor armë perëndimore të teknologjisë së lartë për të goditur depot ruse të municionit dhe për të shkaktuar kaos në linjat e furnizimit.
Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Raffaello Grossi mbërriti në Ukrainë dhe është rrugës për në Centralin Atomik Elektrik “Zaporizhie”. Inspektimi pritet të nisë të mërkurën dhe të përfundojë të shtunën. Ekspertët do të vlerësojnë dëmet fizike të shkaktuara në territorin e centralit, si dhe gjendjen e sistemeve të sigurisë dhe të ruajtjes. “Pa ekzagjerim, ky mision do të jetë më i vështiri në historinë e agjencisë, duke marrë parasysh operacionet luftarake të ushtrisë ruse në terren dhe mënyrën brutale në të cilën Rusia po përpiqet të legjitimojë praninë e saj në Centralin Atomik Elektrik “Zaporozhie”, komentoi Ministri i Jashtëm ukrainas. Dmitro Kuleba. Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Rusia është e interesuar për një mision të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. “Tensioni ushtarak mund të reduktohet me presion ndaj ukrainasve për të ndaluar granatimet e centralit “Zaporozhie” dhe territoreve ngjitur”, shtoi ai.
Si Kievi, ashtu edhe Moska pretendojnë se sulmet e vazhdueshme janë vepër e palës tjetër.
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..