Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspertët ndërkombëtarë bërthamorë u nisën nga Kievi për në Zaporozhie

Foto: EPA/BGNES

Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbërrin sot në centralin bërthamor në Zaporozhie. Për arsye sigurie nuk bëhet e ditur ora e saktë e mbërritjes së tyre. Duke folur para gazetarëve në Kiev, Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tregoi se pas disa muajsh përpjekjesh, misioni i ekspertëve ndërkombëtarë bërthamorë po shkon në brendësi të termocentralit bërthamor “Zaporozhie”, i cili është më i madhi në Evropë."

Në fillim të marsit objekti u pushtua nga ushtria ruse. Me këtë rast, gjatë takimit të tij me ekspertët, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vuri në dukje se në bisedimet me Rusinë, komuniteti ndërkombëtar duhet të insistojë për çmilitarizimin e menjëhershëm të centralit. Sipas tij, kjo do të kërkonte tërheqjen e të gjithë personelit ushtarak rus me eksplozivët dhe armët e tyre nga rajoni i centralit. Pritet që ekspertët të bëjnë një bilanc të gjendjes së centralit pas përfundimit të misionit të tyre në Zaporozhie.

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të ndërsjella për të shtëna kundër centralit.

Në të njëjtën kohë, ofensiva e ushtrisë ukrainase në rajonin Herson po vazhdon. 3 ura kryesore mbi lumin Dnieper u goditën për të ndërprerë linjat ruse të furnizimit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, forcat ukrainase u mposhtën në një nga tentativat e sulmeve të tyre dhe pësuan viktima të rënda.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndaloi punën për shkak të mungesës së kuorumit

Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..

botuar më 25-10-15 11.45.PD

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD