Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbërrin sot në centralin bërthamor në Zaporozhie. Për arsye sigurie nuk bëhet e ditur ora e saktë e mbërritjes së tyre. Duke folur para gazetarëve në Kiev, Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tregoi se pas disa muajsh përpjekjesh, misioni i ekspertëve ndërkombëtarë bërthamorë po shkon në brendësi të termocentralit bërthamor “Zaporozhie”, i cili është më i madhi në Evropë."
Në fillim të marsit objekti u pushtua nga ushtria ruse. Me këtë rast, gjatë takimit të tij me ekspertët, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vuri në dukje se në bisedimet me Rusinë, komuniteti ndërkombëtar duhet të insistojë për çmilitarizimin e menjëhershëm të centralit. Sipas tij, kjo do të kërkonte tërheqjen e të gjithë personelit ushtarak rus me eksplozivët dhe armët e tyre nga rajoni i centralit. Pritet që ekspertët të bëjnë një bilanc të gjendjes së centralit pas përfundimit të misionit të tyre në Zaporozhie.
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të ndërsjella për të shtëna kundër centralit.
Në të njëjtën kohë, ofensiva e ushtrisë ukrainase në rajonin Herson po vazhdon. 3 ura kryesore mbi lumin Dnieper u goditën për të ndërprerë linjat ruse të furnizimit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, forcat ukrainase u mposhtën në një nga tentativat e sulmeve të tyre dhe pësuan viktima të rënda.Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..