Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi vendin do të mbahet mot i vranët me shpërndarje të përkohshme të vranësisë gjatë ditës. Vende-vende do të ketë reshje shiu me bubullima.
Gjatë natës së 1 duke u gdhirë 2 shtatori mbi pjesën perëndimore të vendit reshjet do të jenë të konsiderueshme. Gjatë ditës reshje do të ketë mbi pjesën dërmuese të vendit. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen dhe maksimalet do të lëvizin në diapazonin 18 – 30 gradë në pjesët e ndryshme të vendit. Në Sofje temperaturat maksimale do të jenë 19 – 20 gradë.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të përhapen grumbuj resh dhe në disa rajone do të ketë reshje me bubullima. Do të fryjë erë verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 25 – 27 gradë, të ujit detar – 26. Lëvizja e detit do të jetë 3 ballë.
Mbi male do të mbahet mot kryesisht i vranët dhe me mjegull përgjatë kreshtave. Në shumë rajone do të bjerë shi. Ka kushte për reshje të konsiderueshme me shtrëngata. Do të fryjë erë mesatare nga jugu. Temperatura maksimale në lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 15 gradë, në 2000 metra - rreth 10.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..