Më 26 gusht u mbushën 100 vjet nga lindja e prof. Llazar Nikollov, një artist me një kontribut të shquar në historinë tonë kulturore, një nga përfaqësuesit e parë të “avangardës muzikore bullgare”.
Veprat e tij janë interpretuar në një sërë vendesh evropiane, SHBA, Rusi etj. Në vitet 1960 ka marrë pjesë me kompozime të tij në festivale prestigjioze të muzikës bashkëkohore në Varshavë ("Vjeshta e Varshavës"), Berlin, Zagreb etj. Ai ka regjistrime në BNR, WDR (Radioja Kombëtare e Gjermanisë Perëndimore) dhe në disa radio stacione të tjera të huaja, partiturat e tij janë publikuar nga Peters dhe Schott-Mainz. Prof. Llazar Nikollov ka qenë edhe mësues shumëvjeçar i leximit të partiturës në Akademinë Kombëtare të Muzikës, dhe në periudhën 1992-99 - kryetar i Unionit të Kompozitorëve Bullgarë.
Që nga fillimi i këtij viti, muzikantët bullgarë të gjeneratave të ndryshme festojnë 100-vjetorin e lindjes së kompozitorit, duke përfshirë veprat e tij në programet e tyre të koncerteve, në albume etj. Opera e tij "Çiçovci" (1971), e kompozuar në bazë të veprës së Ivan Vazovit, e cila nuk ishte vënë në skenë më parë, kishte një premierë të dyfishtë më 2 mars, njëkohësisht në skenën e Operës së Sofjes dhe në Operën Shtetërore - Plovdiv.
“Llazar Nikollov ishte një njeri me një mision që ai e dinte qartë. Për mua ai është një “projekt i lartësuar”, absolutisht i paarritshëm.” Këto janë fjalët e kompozitorit Dragomir Josifov. Si dirigjent, pianist (madje edhe si fagotist), Dragomir qëndron pas shfaqjeve dhe regjistrimeve të shumta të veprave të Llazar Nikollovit. Ai është drejtor muzikor dhe dirigjent i korit në "Çiçovci" të Operës së Plovdivit, ku punon vitet e fundit. U takua me mësuesin e tij të ardhshëm të kompozimit në vitin 1982, si student në Shkollën e Muzikës në Varna, thotë Dragomir dhe shton:
“I luajta një nga kompozimet e mia, të cilën ai e miratoi shumë. Kjo më frymëzoi dhe më gëzoi. Biseduam pak. Dy vjet më vonë (isha në klasën e 11-të) vendosa të bëj një koncert me veprat e tij. Ishte një koncert shumë i bukur, më 22 maj 1984. Salla ishte plot – mе muzikantë nga Varna, prindër të shokëve. Llazar Nikollov erdhi posaçërisht nga Sofja. Ishte një njeri shumë simpatik dhe tërhoqi vëmendjen e audiencës.Ai ishte gjithmonë jashtëzakonisht tolerant ndaj interpretuesve, shumë shpesh theksonte besimin e tij në aftësitë e tyre, imagjinatën, veprimtarinë krijuese. Ai e dinte që muzika e tij ishte shumë më e gjerë se çdo interpretim, ndaj ishte tolerant.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..