Fermerët nga 12 vende evropiane, përfshirë Bullgarinë, po planifikojnë protesta të përgjithshme kundër mungesës së kontrollit mbi importin e drithit nga Ukraina. Ata po kërcënojnë të bllokojnë kryeqytetet evropiane me pajisje të rënda në ditët midis 14 dhe 16 shtatorit. Kështu ka bërë të ditur për BNR kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Drithërave Kostadin Kostadinov. Qëllimi i demonstratës është ndalimi i importit të drithit të trajtuar me pesticide të paautorizuara në Bashkimin Evropian. “Evropa e ka lejuar këtë import, por po i nënshtron prodhuesit e saj dhe i dënon me falimentim”, komentoi Kostadinov.
Fermerët në vendin tonë tashmë mund të aplikojnë për ndihmë shtetërore për të kapërcyer pasojat e luftës në Ukrainë. Shuma e përcaktuar për të mbështetur fermerët është 426 milionë leva / 217,81 milionë euro.Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..