Takimi vjetor i dashamirëve të zhanrit të fantazisë në Bullgari Bulgakon, i cili tradicionalisht mbahet në ditët e para të shtatorit, feston njëzet vjetorin e tij. Organizator dhe mikpritës këtë vit është klubi "Fantastika" nga qyteti i Kërxhalit. Eventi do të zhvillohet nga data 3 deri më 6 shtator dhe për herë të parë në historinë e tij do të ketë një komponent virtual, i cili mundëson pjesëmarrjen e disa autorëve me famë botërore të letërsisë fantastike: Peter Watts (Kanada), Paul McAuley (MB), Lavi Tidhar (Izrael), Kristina Chodorowska dhe Agnieszka Halas (Poloni), Julie Nowakova (Republika Çeke) dhe të tjerë. Ata do diskutojnë për zhanrin e fantazisë, do të lexojnë fragmente nga veprat e tyre dhe do të zbulojnë përgjigjen e pyetjes se nga i marrin idetë shkrimtarët e fantashkencës. Takimet do të jenë në anglisht, me përkthim nga dhe në bullgarisht.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..