Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sërish përmbytje në rrethin e Karllovos dhe të Koprivshticës

Foto: BNR Plovdiv

Në rrethin e Karllovos është shpallur sërish gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shtëpive në fshatrat Rozino, Sllatina, Stoletovo, Bogdan, Karavellovo. Shirat e dendur shkaktuan thyerjen e digës në lumin Strjama, shtatë persona u evakuuan dhe një urë u bllokua. Ekipet e emergjencës dhe pajisjet ushtarake u përfshinë në evakuimin e njerëzve nga shtëpitë e përmbytura.

Në Koprivshtica, ku bie shi për më shumë se 12 orë, lumenjtë gjithashtu vërshojnë. Qyteti nuk ka kanal dhe gjithçka derdhet në kopshtin e fëmijëve, blloqet ushtarake dhe bodrumet e njerëzve, tha për BNR kryebashkiakja e qytetit, Bojka Djullgerova.

Tani për tani nuk ka të dhëna për viktima dhe njerëz të plagosur.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nëntor anija kërkimore bullgare niset për herë të katërt drejt Antarktidës

Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..

botuar më 25-09-21 7.30.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD