Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Krishti i Dyfishtë” është paraqitur në një afresk në Manastirin e Zemenit

Foto: BGNES

Një afresk që rikrijon nguljen e gozhdëve për Kryqëzimin mund të shihet në Manastirin e Zemenit. Është pikturuar në shekullin e XIV dhe është unike në llojin e vet, pasi skena nuk gjendet në pikturën fetare botërore, njofton Administrata e Qarkut e Pernikut.

Afresket në kishën e manastirit “Shën Gjon Teologu" e ndjekin udhëtimin e Jezusit deri në Golgota. Një artist i panjohur në trojet tona e ka interpretuar në mënyrë të veçantë subjektin biblik "Darka e Fundit", duke e përshkruar Krishtin dy herë - duke e dhënë bukën dhe duke e derdhur verën. “Krishti i Dyfishtë” nuk mund të shihet askund tjetër, pretendon Administrata e Qarkut. Ky lexim i ndryshëm e bën tempullin jashtëzakonisht të vlefshëm për kulturën botërore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festat unike të operës dhe baletit në Stara Zagora fillojnë më 21 nëntor

Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..

botuar më 25-11-19 8.00.MD
Janka Selimi

Janka Selimi nderohet me Çmimin e Karrierës në Panairin e 28-të të Librit në Shqipëri

Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..

botuar më 25-11-17 2.20.MD

“Made in EU” i Stefan Komandarev fitoi çmimin në Festivalin e Filmit Arras në Francë

Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..

botuar më 25-11-17 11.41.PD