“Vallja mbarëpopullore për Bashkim" i bashkon bullgarët e shpërndarë nëpër botë në ditën e sotme të Bashkimit të Bullgarisë - 6 shtator. Ideja është që me moton "Bashkimi e bën forcën" në ditën festive, bullgarët, kudo që janë - në Bullgari apo jashtë vendit, në shtëpi, para pallatit të banesave, në park apo në rrugë, të hedhin vallen tradicionale bullgare.
“Të moshuarit dhe të rinjtë do të bashkojnë duart për të bashkuar forcat për të ngritur shpirtin bullgar, i cili gjatë shekujve i ka dhënë forcë popullit tonë për të kapërcyer edhe vështirësitë më të mëdha”, tha Georgi Anadollov, kryetar i Shoqatës "Mburoja Bullgare" për BNR Bllagoevgrad”, një nga iniciatorët e ngjarjes.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..