Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëmet nga përmbytjet në rrethin e Karllovos tejkalojnë 70 milionë leva

Foto: BGNES

Dhjetëra vullnetarë dhe ushtarë janë ende të përfshirë në aktivitetet e ndihmës në fshatrat e prekur nga përmbytjet në rrethin e Karllovos/Bullgari Jugore Qendrore/. Po nxirret uji nga shtëpitë, po pastrohet shtrati i lumit Strjama, ekipet e ndërmarrjes energjetike po punojnë për furnizimin me energji elektrike dhe pritet që deri në fund të ditës ai të rikthehet kudo. Situata më e rëndë mbetet në Bogdan dhe Sllatina, ku ende nuk ka ujë.

Dëmet nga përmbytjet në rrethin e Karllovos tejkalojnë 70 milionë leva (36 milionë euro), njoftoi kryetari i komunës, Emill Kabaivanov. “U shkatërruan 7 ura në rrugët komunale, 11 objekte të lidhura me to në zonat e banuara, shtretërit e 3 lumenjve të vegjël u shkatërruan plotësisht. Gjithashtu, 340 shtëpi janë përmbytur, 6 janë shkatërruar plotësisht, 40 janë dëmtuar shumë dhe nuk mund të banohen”, tha ai.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryebashkiakët e Sofjes dhe Athinës shkruajnë në mbështetje të homologut të tyre të Stambollit

Me një artikull të botuar në revistën POLITICO, kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, dhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Dukas, i bënë thirrje institucioneve evropiane që të marrin një qëndrim të qartë në mbrojtje të demokracisë në..

botuar më 25-09-12 11.52.PD
Atanas Atanasov

Vota e pestë e mosbesimit ndaj qeverisë do të jetë për çështjet e “Drejtësisë dhe Rendit të Brendshëm”

Koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, “Aleanca për të Drejta dhe Liri” dhe partia MEÇ do të paraqesin në administratën e parlamentit votën e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov. Tema e votës..

botuar më 25-09-12 11.22.PD

GERB-SDS mbeten forca e parë politike

GERB-SDS gëzon mbështetjen e 22.8% të votuesve dhe vazhdon të jetë forca e parë politike, sipas një sondazhi përfaqësues të realizuar nga "Market Links". Në vendin e dytë renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 13.3%, të..

botuar më 25-09-12 10.21.PD