Përfaqësuesit e qeverisë teknike dhe të kompanisë ruse "Lukoil" kanë shënuar masat për të siguruar tregun e karburanteve duke pasur parasysh embargon e ardhshme të naftës, që BE-ja vendosi ndaj Rusisë. Kështu ka bërë të ditur presidenti i kompanisë ruse, Vadim Vorobjov, gjatë takimit të kreut të shtetit, Rumen Radev, me përfaqësuesit e “Lukoil”. "Ne e shohim të ardhmen të ndarë në tre periudha - e para është në dhjetor, kur hyn në fuqi embargoja ndaj naftës ruse, e dyta - deri në fund të vitit 2024, kur do të fillojnë të funksionojnë sanksionet ndaj ekonomisë bullgare dhe e treta është sipas situatës në tregun e brendshëm pas vitit 2024, duke marrë parasysh “Lukoil Neftohim Burgas”, komentoi Vadim Vorobjov.
Nga ana e tij, Rumen Radev theksoi se kompania ruse është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, një nga punëdhënësit kryesorë dhe një prodhues i madh i karburanteve. “Çmimet e larta të karburanteve janë ndër arsyet kryesore të rritjes së çmimit të të gjitha mallrave dhe shërbimeve dhe çojnë në tkurrje të konsumit, ndaj besoj se takimi juaj i ardhshëm me qeverinë është një mundësi e mirë, duke ndjekur me rigorozitet mekanizmat e tregut, për të identifikuar masat për të stabilizuar mjedisin ekonomik dhe për të luftuar inflacionin për të mirën e konsumatorit bullgar”, tha presidenti.“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendura nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..