Vdekja e mbretëreshës Elizabeth II 96-vjeçare më 8 shtator tronditi popullin britanik dhe shkaktoi një valë simpatie në mbarë botën.
“Mbretëresha Elizabeth II tregoi një interes të madh për historinë dhe kulturën e vendit tonë. Midis Bullgarisë dhe Britanisë së Madhe ka një partneritet strategjik, ka një dialog të shkëlqyer politik, ka bashkëpunim aktiv në një sërë fushash”, tha Presidenti Rumen Radev pas audiencës së tij në Pallatin Buckingham 4 vjet më parë. Presidenti i shprehu ngushëllimet e tij Mbretit Charles III, familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. “Me vdekjen e saj, Britania e Madhe dhe bota humbën një personalitet të shquar, që me jetën dhe veprat e tij shënoi një epokë të tërë”, thuhet në letrën e ngushëllimit të presidentit Radev. Kreu i shtetit vë në dukje se Mbretëresha Elizabeth II renditet ndër personalitetet e mëdha të historisë që patën mundësinë të drejtonin popullin e tyre me mençuri dhe mjeshtëri të fortë shteti në kohëra të vështira të zhvillimit historik të njerëzimit.
“Mbretëresha Elizabeth II interesohej për Bullgarinë, ajo kishte njohuri të mira për marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, komentoi për bTV ambasadori bullgar në Britaninë e Madhe, Marin Rajkov. Ai kujtoi takimin e tij me Elizabeth II tre vjet më parë: "Përshtypjet e mia janë të këtij kombinimi të dinjitetit, ashpërsisë dhe përzemërsisë së madhe". Marin Rajkov shtoi se trashëgimia e saj do të vlerësohet në të ardhmen.
“Ambasada Britanike në Sofje dhe rezidenca e ambasadorit britanik ulën flamujt në gjysmështizë në shenjë zie. Menjëherë pas lajmit se mbretëresha kishte vdekur, bullgarët erdhën para ambasadës për të nderuar kujtimin e saj dhe për të lënë buqeta me lule.
"Ajo ishte një simbol i qëndrueshmërisë në kohë shumë të paqëndrueshme. Kur u bë mbretëreshë, kryeministër i Britanisë së Madhe ishte Winston Churchill, i cili lindi në 1874. Pak ditë më parë, ajo ia besoi formimin e kabinetit kryeministres se re Liz Truss, e lindur në vitin 1975. Ndodhën ndryshime të mëdha, revolucione kulturore” – vuri në duke para BNR, diplomati Stefan Tafrov, ish-ambasador në Britaninë e Madhe.
Ajo ishte një person që ndërtoi një urë midis 3 shekujve, theksoi për BNR doktor Boris Stojanov nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Sofjes. “Pa dyshim, ajo është produkt i një epoke që mbart frymën, konservatorizmin, kodin moral të fundit të shekullit të 19-të dhe të fillimit të shekullit të 20-të. Në të njëjtën kohë, gjatë jetës së saj ajo duhej të mbante, të pasqyronte shenjat e vuajtjes, të ndarjes, të ndryshimit, të shpërbërjes së moralit, me të cilat u karakterizua shekulli i 20-të. Jeta e saj si monarke u dominua nga hija e Luftës së Ftohtë dhe apokalipsit bërthamor. Ajo përjetoi edhe këtë kohë, që të vijë epoka e kufijve të hapur, e botës globale”, shtoi studiuesi.
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..