Ministrat e Energjisë të BE-së takohen në një mbledhje të jashtëzakonshëm në Bruksel. Ata do të diskutojnë propozimin e Komisionit Evropian për vendosjen e një tavani mbi çmimet e gazit rus. Shumica e vendeve anëtare janë kundër masës sepse nuk ka qartësi për pasojat ekonomike, pohoi Reuters, duke cituar burime diplomatike në Bruksel.
Megjithëse nuk është në resorin e tyre, ministrat e energjisë do të miratojnë anulimin e regjimit të lehtësuar të vizave me Rusinë, shpjegoi për BNR presidenca çeke e BE-së.
Në fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se që nga 1 shtatori, më shumë se 1000 kilometra katrorë prej territorit ukrainas janë çliruar nga pushtimi rus. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, thellësia e kundërofensivës pranë Harkovit drejt Izjumit ka arritur në 50 km.
Lawrence Freedman, një profesor i historisë ushtarake në Kolegjin Mbretëror të Londrës, komentoi për BNR se mbrojtja ruse pranë Harkovit u plas sepse komanda ruse e lejoi veten të befasohej nga ukrainasit.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..