Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një aplikacion i ri në celular lehtëson lidhjen mes bullgarëve në mbarë botën

Foto: angelsforbulgaria.com

Një organizatë bamirëse, e krijuar në Londër me qëllim të mund të ndihmojë për përmirësimin e jetës të nevojtarëve në vendin tonë, krijoi një aplikacion të ri celular. Ai përbën një kanal unik për komunikim dhe ndihmë reciproke për bullgarët që jetojnë në mbarë botën. Secili prej përdoruesve të tij mund të reklamojë biznesin e tij, të kërkojë këshilla ose shërbim krejtësisht pa pagesë dhe në një vend.

Me ndihmën e kartës interaktive, e cila përfshin që të gjithë botën, secili mund të zbulojë e të gjejë mallin ose shërbimin e kërkuar në objektin më të afërt pranë shtëpisë ose zyrës.

Në vitin 2021, organizata, e krijuar me idenë e Stella Ivanova, ishte një nga finalistët në fushatën e Radios Kombëtare Bullgare "Iluministi i vitit", e fituar atëherë nga Leo Kadeli, i cili për shkak të misionit të tij për të ndihmuar çdo bullgar në nevojë, quhet "Shqiptari me shpirt bullgar"

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: angelsforbulgaria.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2024, pjesa më e madhe e emigrantëve ishte nga Turqia, Ukraina dhe Siria

Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..

botuar më 25-10-01 4.39.MD

Një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi për Bullgarinë në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës

Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..

botuar më 25-10-01 3.02.MD

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..

botuar më 25-10-01 9.22.PD