Bullgaria kërkon saktësi nga Komisioni Evropian për masat e sigurisë energjetike nëpërmjet kursimeve të energjisë elektrike. Vendi ka synimet e veta për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe sigurimin e stabilitetit, tha në Varna Ministri i Energjetikës në detyrë Rosen Hristov. Ai asistoi në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme Profesionale të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, nga e cila është maturant.
“Gazprom” nuk është faqe e mbyllur, por nuk ka përparim të konsiderueshëm në negociata dhe ne do t’ia dalim pa to, tha Hristov. Ai pret ulje të çmimeve të gazit në nëntor, me afro 10 për qind. Nëse krahasoni çmimet për muajin shtator dhe tetor, me dërgesat që kontraktuam, diferenca është e konsiderueshme, një ulje prej 30 për qind, theksoi ministri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..