Fillon krijimi i qendrave STEM në shumë shkolla anembanë vendit, njoftoi ushtruesi i detyrës së Zëvendëskryeministrit për Menaxhimin e Fondeve Evropiane, Atanas Pekanov. Si kurrikul, STEM bazohet në idenë e të mësuarit të fokusuar në katër disiplinat - shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë - në një qasje ndërdisiplinore dhe të aplikuar. Në vend që t’i mësojë katër disiplinat si lëndë të veçanta dhe diskrete, ai i integron ato në një paradigmë mësimore koherente të bazuar në aplikimin në botën reale. Qendrat duhet të ndërtohen në 4 vitet e ardhshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në të gjitha qarqet e vendit. Atanas Pekanov tha gjithashtu se Plani mundëson edhe ndërtimin e ngrohjes alternative në institucionet arsimore në bazë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...