Autoritetet ukrainase zbuluan një varr masiv me më shumë se 440 kufoma në qytetin Izjum në rajonin e Harkovit, i cili u rimor nga forcat ruse ditë më parë. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski e krahasoi hapjen e një varri masiv në Izjum me ato të ekzekutuara nga forcat ruse në qytetet Buça dhe Mariupoll.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi Kievin dhe njoftoi një ndihmë të re prej 100 milionë eurosh për rindërtimin e shkollave ukrainase të dëmtuara nga lufta.
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se Uashingtoni po lëshon 600 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën.
I pyetur nëse është morale furnizimi me armë për Ukrainën, Papa Françesku tha se politikisht është “moralisht e pranueshme” sepse “vetëmbrojtja nuk është vetëm e ligjshme, por është gjithashtu një manifestim i dashurisë për atdheun”, njoftoi Reuters.
Këshilli Drejtues i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike miratoi një rezolutë e cila kërkon që Rusia t’i japë fund okupimit të Centralit Bërthamor Zaporizhie në Ukrainë. Kur u mor vendimi, vetëm Rusia dhe Kina votuan kundër.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..